Kryetari i Ferizajt : Labi nuk mund të bëhet politikan i mirë

E publikuar: 16/04/2015 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa e ka komentuar futjen e këngëtarit Labinot Tahiri në politikë.

Në emisionin Zyra e Ankesave në Radio Dukagjini, Sfarqa ka thënë: “Unë e respektoj, por gjasat e tij për të qenë politikan i suksesshëm janë të barabarta me gjasat e mija që të bëhem këngëtar i mirë”, ka thënë Sfarqa.

Tutje ai ka folur edhe për anën humane të Labit, me të cilin ka thënë se ka edhe lidhje familjare, transmeton zeri.info

Por, sipas të parit të Ferizajit, Labi ende nuk ka mundur qe në muzikë ta zë të atin e tij, që sipas Sfarqës ishte një këngëtar që ka lënë vlera të pashlyera në muzikën shqiptare.