Kryetari i Bujanocit takohet me William Walker, ja çfarë u bisedua

E publikuar: 29/05/2017 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka thënë se gjatë takimit të fundit me ish-kreun e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker kanë diskutuar rreth situatës në këtë komunë si dhe kërkesat e autoriteteve në Beograd, transmeton Indeksonline.

“Ne biseduam për situatën në komunat tona, për kërkesat tona për qeverinë qendrorë në Beograd si dhe përpjekjet për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në këto komuna në kuadër të procesit të integrimit evropian”, ka thënë Kamberi.