Kryetarët e komunave duan paga aq sa paguhen zëvendëskryeministrat.
Kryetarët e komunave kanë kërkuar nga Ministria e Administratës Publike që pagat e tyre të barazohen me ato të sëvendësministrave.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, ka thënë se është e paarsyeshme që një zëvendësministër të ketë benificione më të larta financiare sesa një kryetar i komunës që është zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.
Ngritja e koeficientit është kërkuar të bëhet edhe për nënkryetarët e komunave, drejtorët e departamenteve dhe kryesuesit e kuvendeve komunale./epokaere/