Kryesia e LDK-së propozon 14 marsin si datë për zgjedhjen e kryetarit

E publikuar: 25/02/2021 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i LDK-së, Arban Arbrashi, tha që 14 marsi pritet të jetë data e mbajtjes së kuvendit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie.Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së.

Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri.

Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.

Abrashi foli edhe për temën e takimit e ku tha që më shumë ishte e çështjes teknike.

Po ashtu Abrashi tha se ditëve në vijim do të kenë takime edhe me kryetarët e degëve të LDK-së dhe me Kryesinë për emrat e mundshëm për kryetar.

https://player.vimeo.com/video/516761276?dnt=1&app_id=122963