Kryesia e Kuvendit vendos të hënën se kur mbahet seanca për Gjykatën Speciale

30.05.2015 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kryesia e Kuvendit vendos të hënën se kur mbahet seanca për Gjykatën Speciale

Shtyrja e seancës për votimin e amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale në Kuvend, me gjasë nuk do të zgjatë shumë. Hedhja në votim e këtyre amendamenteve që tashmë edhe publikisht po kundërshtohen edhe nga disa deputet të koalicionit të madh PDK-LDK pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

Shefi i GP të PDK’së, Adem Grabovci i cili vetë, dje, në emër të koalicionit kërkoi shtyrjen e seancës për votim të këtyre amendamenteve ka treguar për Gazetën Express se Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën për të diskutuar për draft ligjin që do ta propozojë Qeveria për këtë Gjykatë dhe rrjedhimisht do të vendoset se kur do të mbahet seanca e re e votimit të saj.

“Të hënë është thirrë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Me siguri se do të jetë pikë e rendit të ditës draft ligji i cili do të vijë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe me siguri edhe ligji për shpenzimet. Kështu që mbetet të caktohet seanca e rregullt plenare se kur do të diskutohet. Me siguri që duhet të jetë gjatë javës së ardhshme”, ka thënë për Gazetën Express, Grabovci.

Ndryshe, amendamentet kushtetuese ishin paraparë të kalonin për votim në Kuvend gjatë seancës të së premtes, megjithatë kjo seancë u shty pikërisht me kërkesë të pushtetit, e që u përkrah edhe nga partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA.

Grabovci, i cili parashtroi kërkesën për shtyrjen e kësaj seance, e arsyetoj atë me faktin se ende nuk është përkthyer drafti final i Ligjit për Gjykatën Speciale i cili është negociuar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Draft-ligji duhet të na vijë nga Brukseli. Ai duhet të përkthehet në të gjitha gjuhët dhe t’u shpërndahet deputetëve. Kështu që propozojmë që kjo seancë plenare të shtyhet derisa t’i kemi materialet e nevojshme për t’i analizuar”, kishte deklaruar Grabovci të premten.

Por, jo vetëm deputet e partive opozitare po e kundërshtojnë këtë gjykatë, tashmë kundër kanë dalë edhe të paktën 4 deputet të PDK’së dhe disa të tjerë të LDK’së. /GazetaExpress

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike