Kryesia e Kuvendit mblidhet në orën 15:00

E publikuar: 08/09/2017 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se do të mblidhet sot në orën 15:00, për të caktuar seancën për votimin e qeverisë së re.

Mbledhja e parë e Kryesisë së kësaj legjislature ka vetëm një pikë në rend dite.

Bëhet fjalë për “Shqyrtimin e kërkesës së Grupit të deputetëve të Kuvendit për Seancë të jashtëzakonshme”.

Në këtë mbledhja pritet të caktohet seanca për votimin e Qeverisë së Kosovës. Ky votim pritet të ndodh nesër pasdite.