Kryesia e Kuvendit mblidhet në ora 17:00, diskuton për debatin e nesërm

E publikuar: 02/08/2016 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në ora 17:00, për të diskutuar detajet e fundit rreth organizimit të Debatit për Demarkacionin i paraparë të mbahet të mërkurën.
Burime të Gazetës Express tregojnë se në këtë mbledhje përveç kryesisë dhe shefave të Grupeve Parlamentare, janë thirrur të marrin pjesë edhe përfaqësues të grupit të deputetëve të cilët propozuan zhvillimin e këtij debati. /GazetaExpress/.