​Kryeqyteti intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

E publikuar: 04/03/2026 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës,Përparim Rama ka bërë të ditur se Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po hyjnë në një fazë vendimtare të planifikimit, duke theksuar se tashmë kanë nisur takimet për detajimin e masterplanit të objekteve sportive.

Në kuadër të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, sipas tij, është duke u zhvilluar takimi i planifikimit sportiv, ku po analizohen lokacionet, nevojat infrastrukturore si dhe po merren vendime kyçe për organizimin e ngjarjes së madhe sportive që do të mbahet në kryeqytet.

 

Rama ka theksuar se “Prishtina 2030” nuk është vetëm një organizim sportiv, por një dëshmi se kryeqyteti është i gatshëm të performojë në skenën ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë proces si hap të rëndësishëm drejt realizimit të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare./KP