Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Jeff Sessions, po merr pjesë në një tryezë të karakterit regjional e cila po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Kjo tryeze është organizuar nga Departamenti i drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OPDAT.
Pjesëmarrës në këtë tryezë është Prokurori i Përgjithshëm i SHBA- ve z. Jeff Sessions, Kryeprokurorët dhe Drejtorët e Policive nga të gjitha shtetet e rajonit, si Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Në fokus të diskutimeve të kësaj punëtorie janë temat si Krimi transnacional, terrorizmi dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar.
Në prezantimin e tij Kryeprokurori Lumezi, paraqiti të arriturat e Prokurorit të Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit, me ç’rast ai tregoj për përvojat e Kosovës në luftë kundër këtyre formave të krimit.
Ndër të tjera Kryeprokurori Lumezi theksoj se Kosova është e vendosur të kontribuoj në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave dhe krimeve trans-nacionale, dhe të bashkëpunoj me të gjitha shtetet e rajonit, por edhe me vendet tjera që mund të mos jenë fqinj në kufijtë gjeografik, siç janë SHBA-të dhe shtetet tjera, me qëllim që të shkëmbejmë informata dhe prova të mjaftueshme për ti vënë para përgjegjësisë penale kryerësit e këtyre veprave penale./Infosot/