Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, është pritur sot në një takim nga Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.
Ishte konkludim i përbashkët se rritja e performancës në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, sidomos në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit është jetike për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, si kusht kryesor për zhvillimin e gjithëmbarshëm të shtetit tonë dhe avancimin në procesin e integrimit evropian. /Indeksonline/