Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, është parë dje teksa ka përcjell ndeshjen Sllovaki – Kosovë, i rrethuar me disa liderë politikë si zëvendëskryeministri i parë dhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, me Faton Pecin, kryetar i komunës së Mitrovicës, e Përparim Ramën, kryetar i Prishtinë.
Lidhur me këtë, sot ka reaguar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku thuhet se fotografia e publikuar ku shihet Gashi me liderët politikë ‘’ paraqet vetëm një moment të rastësishëm festiv’’, dhe se, ‘’në asnjë mënyrë nuk lidhet me ndonjë takim të planifikuar, apo afërsi personale me ndonjërin nga personat e pranishëm në atë hapësirë’’, përcjell Gazeta Express.
Postimi:

















