Gjendja e kryepeshkopit ortodoks të Shqipërisë, Anastas Janullatos, vlerësohet kritike , thuhet në njoftimin e ri mjekësor të spitalit “Evangelismos”.
Kujtohet se kryepeshkopi u transportua të premten me avionë të ‘Forcave Ajrore’ greke, nga Tirana në Athinë, në spitalin “Evangelismos”.
Dje mjekët e spitalit ‘Evangelismos’, deklaruan se gjendja e shëndetësore e kryepeshkopit ortodoks ishte stabël.
Këtë informacion morri dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Katonidou, pasditen e djeshme kur ai vizitoi ambjentet e spitalit.
Mirëpo, orët e fundit, shëndeti i tij është përkeqësuar dhe situata është kritike për kryepeshkopin ortodoks. Syri.net- iefimerida.