Kryeparlamentari Veseli ka mirëpritur raportin e Komisionit për matjen e territorit (Video)

E publikuar: 21/02/2017 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka mirëpritur raportin e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës. Komisioni ka ardhur në përfundim se vendi nuk humb territor me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

“Përcaktimi i kufirit me çdo shtet për Republikën e Kosovës ka interes parësor në forcimin e sovranitetit të shtetit tonë dhe në rrugëtimin tonë euroatlantik. Ne duhet të ecim përpara në këtë forcim të sovranitetit tonë dhe shënimit të kufirit, aq më tepër me një fqinj siç është Mali i Zi. Është një lajm shumë i mirë në qoftë se edhe ky Komisioni i fundit i cili është krijuar ka jep një rezultat i cili korrespondon me marrëveshjen të cilën e kemi arritur për Demarkacionin”, tha Veseli për RTK’në.