Kryeparlamentari vazhdon edhe sot në takime me ambasadorë

E publikuar: 12/02/2016 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli edhe gjatë ditës së sotme do të zhvilloj takime me ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë.

Ai do të takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese dhe diplomaten franceze, Maryse Daviet.

Të enjëten Veseli takoi ambasadorin amerikan në Kosovë , Greg Delawie, atë të Britanisë, Ruairi O’Connell dhe të Norvegjisë, Jan Braathu, me të cilët u diskutua për zgjedhjen e presidentit, proces për të cilin u tha se do të jetë demokratik e kushtetues.