Kompania Boeing ka njoftuar se prototipi i veturës fluturuese apo siç ndryshe njihet si “taksi fluturues”, ka fluturuar për pak qaste sot në qiell gjatë fazës testuese të fluturimit.
Fluturakja e Boeing rreth dy metra e gjatë që ka pjesë të helikopterit, droni dhe aeroplanit, është ngritur në ajër dhe ka arritur me sukses të aterrojë në aeroportin e Virginia në SHBA, transmeton Telegrafi.
Kjo kompani tash e një kohë të gjatë garon me kompaninë “Airbus, dhe kështu për të treguar të arriturat ka prezantuar fluturaken pa pilot që ngritet dhe zbret në tokë në mënyrë vertikale.
Trendi i zhvillimit të teknologjisë autonome si dhe infrastrukturës dhe rrugëve të mbushura me vetura, kanë bërë që industria e aeroplanëve t’i ndryshojë qasjen këtij trendi gjatë viteve të ardhshme.
Fluturakja mund t’i dërgoj në destinacion pasagjerët në një rreze prej 80 kilometra. Është 9 metra e gjatë dhe 8 e gjerë, e fal motorit elektrik mund të operoj pa bërë as zhurmën më të vogël. /Telegrafi/