Gratë që kishin kryer intervenime kirurgjike për të ndryshuar pamjen në Korenë e Jugut, janë ndaluar nga autoritetet e sigurisë së aeroportit kur janë kthyer në Kinë.
Pamja e tyre ishte krejtësisht ndryshe dhe dallonte nga fotografia që kishin në pasaportë, duke ngjallur dyshime për identitetin e tyre, transmeton Telegrafi.
Megjithëse shihej që i janë nënshtruar operimit për përmirësime estetike, nuk kishin dokumentet e duhura për të treguar në cilat spitale kanë kryer intervenimet.
Trendi i operacioneve plastike në Kinë është dukuri në rritje, ndërsa po bëhen përpjekje që të ketë shënime të detajuara, për njerëzit që kanë bërë këto ndërhyrje. /Telegrafi/