Kryeministrja serbe: Serbia do të nisë hetim për vrasjen e Ivanoviqit

E publikuar: 17/01/2018 09:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se qeveria serbe do të ofrojë gjithë ndihmën e mundshme në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit edhe nëse Serbia nuk lejohet të marrë pjesë në hetim, ajo do të nisë vetë.
Bërnabiq ka thënë se vrasja e Ivanoviqit është goditje e rëndë për Serbinë dhe për stabilitetin në rajon.

Kjo është një ditë jashtëzakonisht e vështirë për Republikën e Serbisë. Ne gjithashtu mbajtëm një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Situata është e vështirë, shpresoj se do të mbetet e qetë, por kjo është padyshim një goditje e madhe për Serbinë dhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale“, tha Brnabiq për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, dje është qëlluar për vdekje me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për dorasin, por organet e drejtësisë në Kosovë po merren me këtë rast./express/