Kryeministri: Vetëm interpretim e presim nga Gjykata Kushtetuese

E publikuar: 26/05/2020 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për mandatarin Avdullah Hotin, ndërsa tha se duhet të presin vendimin e gjykatës që do të bëjë interpretim të Kushtetutës dhe jo shkrim të saj.

Kurti këtë deklaratë e bëri pas vizitës në Qendrën Studentore në Prishtinë, që shërben si karantinë.

“Unë nuk mund të përflas atë që po përflitet. Kur fola me vullnetarët ma kishin përzgjedh karrigen më të mirë, jo për faktin se kjo nuk varet nga gjykata, po duhet të presim vendimin e gjykatës që do të bëj interpretim të Kushtetutës dhe jo shkrim të saj. Ndryshim, plotësim, shkrim të Kushtetutës mund të bëjmë vetëm me amandamente në parlament… Dëshirat e tij i përshkruan si fakte të mia, dhe unë jam kryeministër dhe nuk bën fjalë për ato përshkrime”, ka thënë Kurti.