Lajmet

Kryeministri turk: Kush shkel ligjin gjatë detyrës, do të ndëshkohet rreptësisht

19.07.2016 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kryeministri turk: Kush shkel ligjin gjatë detyrës, do të ndëshkohet rreptësisht

Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë për shtyp Kryeministri Kılıçdaroğlu tha se ”Turqia është një shtet i së drejtës dhe në këtë kuadër çdo gjë do të vihet në rrugë me anë të sistemit të drejtësisë. Ata të cilët bëjnë gabime gjatë këtij procesi do ti dorëzohen drejtësisë së vendit. Më pas drejtësia do të bëjë punën e vet. Askush nuk mund të kryejë ndërhyrje të dhunshme apo të jetë në një ndjenjë për të marrë hak pasi kjo është e papranueshme.”

“Asnjë grusht shteti gjatë gjithë historisë së Turqisë nuk ka qenë kaq i poshtër sa ai i 15 korrikut. Asnjë grusht shteti nuk është drejtuar nga një tradhtari me pamje imami. Në asnjë grusht shteti nuk është gjuajtur drejt popullit. Në asnjë grusht shteti nuk është gjuajtur nga ajri drejt civilëve. Në asnjë grusht shteti nuk është goditur godina e Parlamentit” është shprehur Kryeministri Yıldırım.

Yıldırım në fjalën e tij tha se ka informuar Kılıçdaroğlu me pasojat e tentativës për grusht shteti të FETÖ-s më 15 korrik. Ai ka dhënë detaje mbi marrjen nën kontroll të informacioneve nga forcat e sigurisë dhe ka theksuar se ajo që fitoi ishte demokracia.

Duke falënderuar liderin e opozitës për qëndrimin e tyre, Yıldırım më pas ka theksuar se është i lumtur që partitë politike ishin në një qëndrim të tillë.

Kryeministri Yıldırım ka thënë gjithashtu në fjalën e tij se zbritja e popullit në rrugë ju ka dhënë një ndihmesë të madhe për të mposhtur këtë sulm të poshtëruar.

Ndërkohë duke cituar disa publikime në rrjetet sociale, Kryeministri Yıldırım u shpreh: ”Për disa publikime që janë bërë në rrjetet sociale ne jemi shumë të ndjeshëm dhe do të merren masa për këtë gjë. Ata të cilët abuzojnë me detyrën do të marrin dënimin e merituar. Sot është dita e bashkimit dhe kemi nevojë për këtë. Kemi nevojë të zgjerojmë vëllazërinë.”

Kryeministri i Turqisë e ka cilësuar 15 korrikun si ”dita e festës së demokracisë”. Ai ka theksuar se Turqia ka kaluar nga një periudhë e vështirë, por më në fund ai që fitoi ishte populli i Turqisë. Ai falënderoi Kılıçdaroğlu-n për solidaritetin me ngjarjet e fundit.

Ndërsa lideri i CHP, Kılıçdaroğlu në fjalën e tij ka theksuar:

“Unë kam qenë i shqetësuar për disa gjëra dhe të gjitha ato ia kam vënë në dukje Kryeministrit. Në veçanti, unë vura në dukje parregullsinë e dhunës kundër ushtarëve dhe kam thënë se këto raste duhet të hetohen. Angazhimi ynë është që të punojmë së bashku për të kapërcyer tensionet në shoqëri.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion