Kryeministri Tsipras do të paraqesë planin e ri në eurozonë!

E publikuar: 07/07/2015 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri grek Aleksis Tsipras pritet që të paraqesë propozimet e reja në samitin e eurozonës.

Thuhet, që pas votimit të qytetarve grek, të cilët refuzuan ndihmën ndërkombëtare, kërkesa e qeverisë së Greqisë është ulja e borxhit deri në 30%.

Nga Athina zyrtare është kërkuar që të bëjë propozimë ‘serioze’, sepse Greqia rrezikon falimentimin e saj, transmeton gazetablic.com

Bankat e Greqisë do të qëndrojnë të mbyllura deri të mërkuren. Banka Qendrore Evropiane (ECB) vazhdon të bëjë presion mbi bankat greke, duke refuzuar kreditimin e emërgjencës.

Sot, në Bruksel do të takohen Ministrat e Financave të Eurozonës, ndërsa në qendër të bisedimeve do të jetë Ministri i ri Grek i Financave, Euklidi Tsakalotos, i cili u emërua në këtë pozitë menjëherë pas dorëheqjes së Yanis Varoufakis. (Gazeta Blic)