Kryeministri sllovak Robert Fico është plagosur pas të shtënave me armë

E publikuar: 15/05/2024 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është dërguar në spital pas një incidenti me të shtëna, raportojnë mediat lokale sllovake, transmeton The Guardian.

Mediumi “Denník N” shkruan se një nga reporterët e tij nuk e pa vetë incidentin, por dëgjoi disa të shtëna dhe më pas pa kryeministrin të ngrihej nga rojet e sigurisë dhe u fut në një makinë.

Zuzana Čaputová, presidentja e Sllovakisë, ka dënuar sulmin ‘brutal’ ndaj kryeministrit, Robert Fico dhe tha se i uron atij shërim, raportoi Reuters.