Kryemimistri serb, Aleksander Vuçiç, ka konfirmuar sot vizitën e tij në Shqipëri. Duke folur për “Euronews” , Vuçiç, ka deklaruar se Serbia kërkon normalizimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, objektiv ky që ndihmohet nga synimi i përbashkët e integrimit europian.
Nisur nga ky kontekst, Vuçiç, ka komentuar edhe incidentin e dronit në Beograd. “Ishte një provokim i tmerrshëm kundër nesh dhe ata e bënë me qëllim. Por mendoj se reaguam mjaft mirë. I mbrojtëm lojtarët shqiptarë dhe tifozët shqiptarë. Asnjë prej tyre nuk u lëndua. Dikush donte të na provokonte. Por gjithashtu treguam se ishim shumë të qetë dhe aspak agresivë…Dhe pas asaj, pas 70 vitesh, për herë të parë Edi Rama erdhi në Beograd dhe unë e prita.
Gjithashtu unë e prita sërish për herë të dytë. Ndërsa pas 10-15 ditësh unë do të shkoj në Tiranë dhe do të jetë vizita e parë e një kryeministri të Serbisë atje prej 80 vitesh më duket”, tha ai.