Me një postim në rrjetin social Twitter, kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës.
“Gëzuar Ditën e Verës. Paçi të gjithë mirësi dhe besim se më e mira është ende përpara në rrugën e të ardhmes për familjen tuaj e vendin tonë!”, ka uruar Rama.
Gjatë së shtunës, në kuadër të ditës që shënon hyrjen në stinat e ngrohta të vitit, shefi i qeverisë pritet të marrë pjesë në evenimente të ndryshme festive. / Top Channel