Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Qeveria po punon që të krijojë kushte për biznese të reja, por s’mund t’i hap 100 mijë vende pune për një vit.
Kryeministri Mustafa, sot gjatë një konference për media të cilën e kishte organizuar, bashkë me ministren e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, për të prezantuar arritjet e Qeverisë në ambientin e të bërjes biznes.
“Mos të mban dikush shpresë që munden për 6 muaj apo 1 vit të punësohen 100 mijë veta. Do të thotë, zhvillimi ekonomik është një proces, nuk është një akt i cili ndodh edhe kryhet. Asnjë qeveri nuk mundet që në momentin që e merr mandatin me thënë e mora mandatin edhe i themelova 1 mijë firma private edhe i punësova 100 mijë veta. Qeveria e ka për detyrë që të krijojë kushte, rrethana për të cilat unë po flas, në mënyrë që pastaj bizneset të kenë zhvillim të brendshëm dhe të jashtëm edhe ky është një proces i cili do të zhvillohet pa e lidhur me zëvendësministra as me këshilltarë, sepse është punë tjetër edhe nuk është korrekte”, ka thënë Mustafa.