Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Jonas Westerlund.
Duke e falënderuar ambasadorin për bashkëpunimin e mirë dhe të frytshëm, kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, me mërgatën si urë e fortë lidhëse, si dhe për mundësitë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, nga ekonomia e tregtia, arsimi e teknologjia dhe fusha të tjera. Në këtë kontekst kryeministri Kurti nënvizoi potencialin dhe mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investitorët.
Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Westerlund suksese në angazhimet e reja dhe shtoi se ai do të jetë përherë i mirëseardhur në Kosovë.




























