Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë

E publikuar: 30/03/2020 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Gjatë takimit, Kryeministri në detyrë e njoftoi Ambasadorin Orlando mbi punën e Qeverisë në detyrë lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID 19 dhe masat e vazhdueshme që Qeveria po ndërmerr për parandalimin e shpërndarjes së virusit Corona. Kryeministri në detyrë shtoi se të gjitha institucionet e mveshura me përgjegjësi për zbatimin dhe monitorimin e masave të Qeverisë janë në krye të detyrës. Për Qeverinë në detyrë, ruajtja e shëndetit publik mbetet prioritet i padiskutueshëm.

Ambasadori Orlando tregoi gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në mes dy shteteve me qëllim të ndarjes së përvojave të cilat do t’i shërbenin të dy shteteve në uljen sa më efikase të lakores së përhapjes së virusit. Ai gjithashtu ripërsëriti falënderimin për solidaritetin që Qeveria dhe populli i Kosovës ka treguar ndaj shtetit dhe popullit të Italisë në këto kohë sfiduese për ta.