Kryeministri sot do të pres në takim veteranët e UÇK-së

E publikuar: 06/02/2016 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës sot do të pres në takim përfaqësueses të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Veteranët janë duke u ankuar për mos plotësimin e kërkesave të tyre, që është ndarja e pensioneve të veteranit për një pjesë prej tyre, ku është thënë se rreth 15 mijë veteranë mund të mbesin pa pensione.

Për këtë arsye të hënën ka pasur protesta edhe nga ana e veteranëve.

Takimi i kryeministrit Mustafa me veteranët i konfirmuar nga zyra e tij, do të fillojë nga ora 9:00, në objektin e Qeverisë.