Kryeministri i vendit, Isa Mustafa është “penguar” që të flas edhe në Podujevë. Ai në Panairin e Mjedres që u mbajt në Podujevë, derisa po ia niste fjalimit të tij, një person ia afrohet hapësirës ku do të duhej të fliste Mustafa, me gjasë për ta penguar, mirëpo ai menjëherë është larguar nga ana e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Edhe pasi u lirua bina nga personi në fjalë pas ndërhyrjes së Policisë, gjatë gjithë fjalimit të Mustafës shiheshin truproja të shtuara të Mustafës, në mënyrë që të mos lejohet pengimi i fjalimit të tij, nga ndonjë sulm i mundshëm me vezë.
Ndryshe, kryeministri i vendit, Isa Mustafa edhe në seancën e fundit u gjuajt me vezë nga deputetët opozitarë, duke penguar që ai të mban fjalimin.