Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë.
Zyra për media e Kryeministrisë bën të ditur se Kurti merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid.
Ndryshe, Spanja është një ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njeh shtetin e Kosovës.
Madje, siç raportohej Spanja ka kërkuar që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, saktësisht hyrja në fuqi të jetë më 1 janar 2014, e jo 1 dhjetor të vitit 2023 siç ishte propozuar.
Një kërkesë e tillë e Spanjës kishte ardhur me arsyetimin se çështja e liberalizimit të vizave nuk dëshiron të jetë në agjendë në kohën sa me Presidencën e BE-së udhëheq Spanja, vend ky që nuk e sheh shtetësinë e Kosovës. Spanja do të udhëheqë me Presidencën e BE-së nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2023.