Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nënshkruar dokumentin për shqyrtimin dhe miratimin në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë për lirimin nga tarifa 100% për lëndën e parë që hyn në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, raporton portali “Front Online”.
Sipas këtij vendimi që mbanë datën 20 mars 2020 (sot) vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 prill 2020, me ç’rast detyrohet Ministria e Financave e Kosovës dhe Doganat ta zbatojnë vendimin.
Më poshtë mund t’i gjeni dokumentet e kryeministrit Kurti dhe të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për një vendim të tillë, shkruan “Front Online”.
dhe të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për një vendim të tillë, shkruan “Front Online”.