Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek

E publikuar: 06/04/2021 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek. Kryeministri Kurti falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në shtetndërtimin dhe proceset e ndërlidhura me integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Ai çmoi lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë edhe në kuadër të grupit të Vishegradit, si edhe kontributin e dhënë në kuadër të misionit të NATO-s. Ambasadori Bílek u interesua rreth situatës me pandeminë dhe tha se Çekia është e gatshme ta ndihmojë Republikën e Kosovës në këtë drejtim.

Ambasadori çek tha se Çekia, si kryesuese e ardhshme e BE-së, do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor.