Kryeministri Kurti në iftar me familjet e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut

E publikuar: 04/04/2024 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbremjën e sotme ka ndarë disa foto teksa drekon me familjarët e dy policëve të rënë në detyrë, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.

Kurti theksoi se jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashigimisë së tyre.

Kryeministri gjithashtu bëri të ditur se Enveri sot do festonte ditëlindjen e tij të 45-të.

“Në këtë mbrëmje të iftarit përkujtuam policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën.
Mes mallit dhe krenarisë për ta, i kujtojmë e i nderojmë për çfarë dhanë për vendin dhe për atë që lanë pas. Jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashëgimisë së tyre – guxim, përkushtim dhe dashuri për atdheun.” – shkroi Kurti.

Postimi i plotë: