Kryeministri i rrëzuar Albin Kurti, ka komentuar edhe një here në lidhje me marrëveshjen e msheftë ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, ai ka thënë se deklaratat ndërkombëtare dhe intervistat e tyre lënë për të kuptuar se ka një ujdi ndërmjet tyre, raporton infosot.
Kurti thotë se pasi që Gjykata Kushtetuese e çmontoj Asociacionin i Komunave me shumicë serve, ka aktivizuar shkëmnimin teritorial.
“Dy Presidentë Thaçi e Vuçiq kanë krijuar një lidhje të shkurtër, ata një far ujdie e kanë. Ujdia nuk zgjedh problemin por e rrit problemin. Ideja për shkëmbimin teritorial nuk ka vdekur ende”.
Ka testime se çfar reagime do të ketë. Ne duhet të reagojmë fuqishëm ndaj këtyre testimeve për shkëmbim teritorial. Interes të tillë mundë të ketë vetëm Federata Ruse”.
Kam përshtypje se Gjykata Kushtetuese e çmontoi atëfar Zaednicën, dhe e formoj idenë e shkëmbimit teritorial.
Shqiptarët kur e kan pasur ndërmjetësues Perëndimin me Serbinë, janë bashkuar, por kur krijuan lidhje të shkurtëra shqiptarët janë ndarë”, ka deklaruar Kryeministri Kurti.