Kryeministri kroat për Sheshelin: Lëreni të futet, do ta arrestojmë

E publikuar: 31/03/2016 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shteti kroat i ka ndaluar hyrjen Vojislav Sheshelit. Zëdhënësja e policisë kroate ka thënë se policisë i ka ardhur një urdhër nëpërmes të cilit thuhet se Sheshelit i ndalohet hyrja.

Sipas saj, ky vendim mbështetet tek ligji për të huajt që refuzohen të hynë në Kroaci për shkak të rrezikut publik. Ndërsa kryeministri Tihomir Oreskoviq, ka thënë: “Lëreni të hyjë dhe ne do ta arrestojmë”, transmeton Koha.net.

Shesheli është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës për krimet në Kroaci në masë më të madhe dhe në Bosnjë e Hercegovinë.