Kryeministri: Kërkesa e Familjes Dehari për Astritin do të realizohet

E publikuar: 05/11/2017 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në përvjetorin e parë të vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, është zotuar se rasti i tij do të ndriçohet dhe se çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet.
Angazhimi i një instituti zvicëran për të zbardhur të vërtetën e vdekjes së Astrit Deharit, ishte kërkesa e Familjes Dehari për kryeministrin, ditën e shtunë -gjatë një konference për media.

Ndërsa sot Haradinaj tha se çdo kërkesë e tyre do të realizohet.

“Si Kryeministër, zotohem se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet. Çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet. Drejtësia për Astritin do të ndodhë”, shkruan ai, transmeton Express..

Tutje, Haradinaj përmes FB-së ka shkruar se bashkëndien me familjarët, miqt, e kolegët e familjes Dehari e poashtu edhe qytetarë të cilët po protestojnë sot në kërkim të ndriçimit të rastit Dehari.

Po ashtu gjatë ditës së sotme është mbajtur marsh protestues për Deharin, gjatë protestës objeti i Qeverisë së Kosovës është sulmuar me ngjyrë dhe gurë nga aktivitët e VV-së.