Kryeministri kanadez e ka një sozi afgan, të popullarizuar si këngëtar dasmash (Video)

E publikuar: 17/02/2019 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Justin Trudeau e ka një sozi, që qëndron larg politikës dhe është këngëtar dasmash.

Abdul Selam Maftoon është pjesëmarrës i versionit të ‘American Idol’ që zhvillohet në Afganistan, që është popullarizuar shumë së fundmi, shkaku i ngjashmërisë që ka me kryeministrin kanadez, transmeton Telegrafi.

Këngëtari 29-vjeçar nga Badakhshan, nuk kishte qenë në dijeni për sozinë e tij me post të lart shtetëror, derisa i pa fotografitë në rrjetet sociale.

“Njerëzit ma harrojnë emrin, thjeshtë më thërrasin Trudeau” ka thënë Maftoon për AFP, duke shpresuar se ngjashmëria t’i ndihmojë ta fitojë “Yllin Afgan”.

Për dallim prej politikanit modern, këngëtari me dy dhëmbë ari, vishet kryesisht me veshje tradicionale, ndërsa është i popullarizuar në vendlindjen e tij si këngëtar dasmash.

Së fundmi, ai e ka impresionuar jurinë dhe publikun me këngë folklorike afgane.

Maftoon është në tetë finalistët e fundit, që po shkon drejt finales së garës, që përfundon gjatë muajit shkurt.

Nëse faktori i ngjashmërisë do të merrej parasysh, sigurisht se ai do të shpallet fitues. /Telegrafi/