Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje pas protestave masive

E publikuar: 28/01/2025 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje nga ky post. Lajmi u bë i ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ky veprim vjen teksa në Serbi janë duke vazhduar protestat e studentëve.

Dorëheqje sot ka dhënë edhe kryetari i Novi Sadit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar dje se janë plotësuar të gjitha kërkesat e studentëve, nisur nga publikimi i gjithë dokumentacionit rreth rindërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad, e deri te falja e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave.

Protestat kanë nisur pas shembjes së një cope të madhe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor, duke lënë të vrarë 15 persona dhe duke plagosur rëndë dy të tjerë.