Sot gjatë ditës, pas takimit që pati me të burgosurit politik, kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm që të takohet me Presidentin e Kosovës, vetëm atëhere kur ftohet nga ky i fundit, në cilësinë e shefit të ekzekutivit.
“Unë kam kërkuar që para se të shkojë në konferencë në Munih të takohemi dhe të bisedojmë sa i përket politikës së jashtme. Ai është përgjigjur shumë më vonë kësaj ftese në kuadër të takimeve me liderët politik në mënyrë që mospajtimet t’i mbajmë të brendshme dhe mos t’i shprehim publikisht jashtë vendit dhe ne duhet të takohemi si krerë institucionesh”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se, i pari u shtetit e ka ftuar Kurtin në takim, por Kryeministri e ka refuzuat këtë ftesë.