Kryeministri i Kosovës: Ngushëllime për popullin mik të Turqisë, familjarët e viktimave dhe presidentin Erdogan

E publikuar: 06/02/2020 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas ortekut të borës që ndodhi në një pjesë të Turqisë, ku humbën jetë 39’të qytetarë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar duke u solidarizuar me popullin turk.

Kurti në shkrimin e tij në rrjetin social Facebook, ka uruar ekipet e shpëtimit për punën, por, ka kërkuar që të vazhdohet me punë për nxjerrjën e qytetarëve të bllokuar nga dy ortektë e borës që ranë në lindje të Turqisë, raporton gazeta Infosot.

Shkrimi i plotë në Facebokk, i Kryeministrit Albin Kurti:

Në mëngjes lexova në lajmet nga bota për fatkeqësinë që kanë shkaktuar dy ortekë në lindje të Turqisë. Orteku i dytë mori jetë edhe prej ekipeve të shpëtimit që po kërkonin trupat e viktimave nga orteku i parë. Deri më tani janë 39 viktima, e shpresojmë që ky numër të mos rritet. Ngushëllime për popullin mik të Turqisë, për familjarët e viktimave, e për kryesuesit e institucioneve, presidentin Erdogan dhe kryeparlamentarin Sentop.

Uroj që të lënduarit e shumtë të bëhen mirë sa më shpejt, e dëshiroj që ekipet e shpëtimit ta kryejnë me sukses punën e tyre e pa viktima të tjera.

Shkrimi i Albin Kurtit, Kryeministër i Kosovës