Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur konferencë për media për të diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, të cilën e ka cilësuar si shumë të rëndë.
“E kemi ftuar këtë konferencë për të informuar qytetarët e Kosovës me situatën epidemiologjike në vend, situata është tepër e rëndë kemi përgatitur edhe të dhënat që t’i shohin të gjithë qytetarët…Nuk është kjo situatë vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe e Evropë”, tha Hoti në konferencë, transmeton Gazeta Express.
Ai pohoi se Qeveria ka marrë vendim për masa të reja anti-COVID, i cili pas konferencës do të shkojë për votim në Qeveri,” i dakorduar edhe me akterët e tjerë, pasi masat do të shkojnë përpara”, tha ai.
Masa që vlejnë në tërë territorin, lidhen me kontrollin në hyrje-daljen në kufi, kërkesa që kemi për qytetarët e huaj të prezentojnë testin negative PCR, reduktimi i stafit në vendin e punës, arsimi i lartë të kalojë në formën online, për atë parauniversitar vlejnë manualet nga Ministria e Arsimit. Kemi vendour t’I kthejmë ekipet mjekësore në pikat kufitare që të kontrollojnë qytetarët që hyjnë, kemi kërku nga komunat t’i ngrisin shtabet emergjente për të mikëqyr personat që janë të prekur nga COVID-19 në komunat e tyre…
Grupi i dytë i masave lidhet me komunat me rrezik më të vogël (komunat me ngjyrë të gjelbërt), të mesëm (ngjyrë të portokalltë) dhe të lartë (ngjyrë të kuqe).
Kryeministri Hoti tha se shteti ka bërë riogranizmet e nevojshme brenda spitalit, duke e rritur numrin e shtretërve, numrin e shtretërve me osksigjen gjithashtu.