Kryeministri Hoti duhet të shkarkohet dhe Vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme Parlamentare

E publikuar: 12/09/2020 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Dr. Nikë Gjeloshi

-Shqiptarët e Kosovës: Janë apo nuk janë Shqiptar?-

Kryeministri Avdullah Hoti do të duhej t`i nderhynte presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe t`i thonte: „Zotëri President, Unë perfaqësoj popullin shumicë shqipëtar e komunitetet tjera dhe shtetin e Kosovës.“
Jam shumë i bindur se Presidenti Trump, do ta terhiqte nocionin „shumicë muslimane“ dhe do të thonte: „Ok, I am so sorry“! Mosnderhyrja e Kryeministrit bëri qe „Kosova shumicë muslimane“ të zhvendoset në Lindjën e Mesme!?
Edhe kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, qe theksoi se „Kosova shteti parë me shumicë muslimane do të hapë ambasadë në Jerusalem“, do duhej t`i thuhej: „Kosova është shtet laik, i shqiptarëve dhe komuniteteve qe jetojnë ne Te“!

Dihet se shqiptarët në luftën e Dytë Botërore nuk e ndihmuen popullin hebrait si „shumicë muslimane“, por si shqipëtar në Ballkan, dhe si Shtet shqipëtar-Shqipëri. Si mund të mos i kujtohej ky fakt historik Kryeministrit të Izraelit B.Netanyahu se, Jo si „shumicë muslimane“ por si shqipëtar i strehuen dhe u kujdesën të shpetojnë qindra familie hebraite derisa u krye lufta e Dytë Botërore. Rast të tillë pati edhe prindi im i mëvonshem i cili, në vitin 1944 ne familien e vet, strehoi dhe u kujdes per një familie hebre kater anëtarëshe (bashkëshortet më dy fëmij adoleshënt)!

Meqë Kryeministri i Kosovës, nuk bëri nderhyrjën as ndaj Presidentit Amerikan D.Trump e as ndaj Kryeministrit Izraelit B.Netanyahu por, shqiptarët qe perbëjnë shumicën e Shtetit të Kosovës (95%) i akceptoi si „shumicë muslimane“, duhet të shkarkohet edhe sikur të mos bëhëj fjalë per venjën e siglës se tij më pasoja per Vendin e Shtetin, në ate Marrëveshje-zotim!

Nuk do të merrem me trajtimin e Marrëveshjës per normalizimin e marëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, zotim i njëanshem i Kosovës para palës tretë, SHBA-ve.
Nuk do të merrem me vlerësimin e emërtimit të Republikës së Kosovës si Kosovo (Pristina) qe ka kuptimin: e një territori, një tërësie geografike ose të një njësie administrative.
Nuk do të merrem as më kuptimin e sigles se kryeministrit, ku i shenohet emri e mbiemri, pa e theksuar se i kujt kryeminister është?
Sepse, Marrëveshja per normalizimin e marëdhënjeve ekonomike-zotimi 16 pikësh i 4 shtatorit 2020, në Washington, qe u adresohet Kosovës e Serbisë, është duke u trajtuar nga të gjithë. Ajo do duhej të trajtohëj edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tek e fundit: Marrëveshja-zotimi i njëanshëm qe duhet ta zbatojë Kosova, nuk është gjë tjeter pos sublimim i atyre bashkëbisedimeve qe kanë rezultue nga BE vite të tëra, nga procesi i Berlinit e më vonë si „mini schengen“, dhe janë kundershtue. Plus moratoriumi per një vit per njohjet/qnjojet, plus „…përdorimi i përbashkët i Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurtë i ujit dhe energjisë“ (me të cilën pikë shkelet integriteti territorial, shteti unik e i pandashem) dhe njohja reciproke me Izraelin qe „Kosova shteti parë me shumicë muslimane do të hapë ambasadë në Jerusalem.“ Nga ajo Marrëveshje, doli të ketë favore Serbia, e cila, edhe permes „mini schengenit“ po shtrihet deri në Adriatik, në Portet detare shqipëtare… Doli të ketë favore edhe Presidenti D.Trump, mbase ajo Marreveshje-zotim do i shërben si sukses diplomatik per zgjedhjet qe do të mbahën në SHBA, me 3 nëntor të këtij viti.

Sidoqoftë, do të trajtoj vetem implikimet e nocionit „shumicë muslimane“ per shqiptarët e Kosovës, qe u perdorë në Washington, dhe mund të prodhojë pasoja të paimagjinueshme.
Kryeministrit aktual, edhe ndonjë pushtetari qe kanë ardhë në pozita nga rethana të ndryshme, do t`ua bëjë të njohur, se: autori i këtij shkrimi, si qeveritar ne exil në kohë shumë te veshtira, vitet e 90-ta, ka hasë në nocione të tilla „popull shumicë muslimane“ per shqiptarët. Por, ka reague dhe i është kerkue falje.
Ateherë po trokitnim, sipas thanjës Biblike „trokitni e do të hapet“, dhe po na hapëshin dyer. Jo pak raste kam patur, kur me është thënë: „Pse insistoni Ju per pavarësinë e Kosovës, Ju jeni katolik, aty është shumica muslimane…“? Pergjigja ime ishte e prerë: „Se pari, Unë jamë shqiptar, kombi per Ne është mbi te gjitha. Ne, lidhjet e gjakut, gjuhës e traditës i kemi më te forta se të Fesë. Nese pranohem si shqiptar e kerkoj ndihmën…“! Dhe kam patur mbeshtetje në qellimin per liri e pavarësi të Kosovës, deri sa u realizue Ajo!

Agjitacioni e propaganda e perkatësisë se shqiptarëve, sipas religjionit, ka fillue të rishfaqët sapo u hapen dyert e Demokracisë, te të gjitha fushave. Dhe është mendue se demokraci do të thot të folish e të veprosh qfar të duash. Por ajo tezë nuk ka qenë as nuk është e sakt. Demokraci është të folish e të veprosh qfardo qe nuk e pengon tjetrin! Do të thot: Demokrtacia ka rregulla shumë të rënda dhe ka kufizime…

Agjitacioni e propaganda, e perkatësisë se shqiptarve sipas religjionit, është bërë nga njerz, pushtetarë e intelektual shqipfolës, të cilët, pas analizës se fushës konspirative, kanë dalë të jenë argat të agjensive inteligjente: serbe, ruse, greke, turke etj., deri të ato iraniane. Te gjitha, të njejtin qellim: perqarjën e popullit shqiptar dhe coptimin e tokave të tyre; dëmtimin si njerz, si identitet dhe ne fund edhe si Komb e Shtet!
Këto njohuri i ka të qarta pothuaj secili shqiptar. Kjo, edhe sepse dekadat e fundit njohuritë mbi të kaluaren historike ua mundësoj teknologjia e lartë e komunikimit (Interneti), pa patur nevojë të kerkohen ato ne libra e arkiva. Dhe ky është perparim i madh. Sot mund të reagohet per qdo gja, të mirë apo te keqe, dhe të adresohet mbase edhe adresat janë transparente, pavarësisht se kush qfar pozite shtetrore apo tjeter ushtron.
Prandaj edhe nocionet e pasakta qe perdorën ndaj një kombi, duhet të kundershtohen me arsyetime dhe të mos mbeten në heshtje.

Lexuesit, veqmas shqipëtarve idealist qe qendrojnë pathyeshëm në themelet e ideve të ndertuara nga idealistet Rilindas „per atëdhe e komb unik shqiptar“, do t`ua rikujtoj vitin 1997 të „revolucionit“ në Shqipëri qe shkaktoj mbi pesë mijë (5000) viktima, më arsyetime nga me të ndryshmet…
Baza e atyre trazirave, me pasoja per njerz dhe terë sistemin politik „demokratik“ te ndertuar pas ramjës së sistemit komunist (1990), ishte vendosë qe nga viti 1991, e veqmas nga 4 dhjetori 1992, kur Presidenti i Shqipërisë shkoi në Xhedë të Saudi Arabisë dhe firmosi anëtarësimin e Shqipërisë në Organizaten e Konferencës se Shteteve Islamike, qe është një Organizatë fetare e krijuar nga shtetet Islamike dhe vepron sipas Sheriatit. Kështu Shqipëria nga një shtet laik konform nenit 7 të Kushtetutës se vitit 1992 dhe nenit 10 të Kushtetutës së vitit 1998, Ajo u shëndërrue në Shtet Islamik.
Shqipëria me siglen e Presidentit u bë anëtare e Organizatës së Konferencës se Shteteve Islamike: Pa e shqyrtue atë mundësi anëtarësimi në Kuvendin e Shqipërisë? Sepse, në Kuvendin shqiptar deputetet nacionalist do ta kundershtonin fuqishem anëtarësimin. Nuk do të pranonin qe një komb shqiptar, i cili ka sakrifikue aq shumë, të shëndërrohej ne një popull Islamik, dhe projekti i interesit personal do të deshtonte. Interesi personal mbi ate kombëtar, në fakt, u shëndrit shumë shpejt nga i autorizuari amerikan atë kohë!
Ne rastin e deshtimit në Kuvendin shqipëtar, do të duhej shkue ne Referendum per ta pyet popullin: A donte të anëtarësohej në Organizaten e Konferencës se Shteteve Islamike? Por, duke ditur se as me Referendum nuk do te kalonte anëtarësimi i Shqipërisë në Organizaten e Konferencës se Shteteve Islamike, sepse shqiptarët e tre religjioneve: katolike, orthodokse e muslimane nuk do ta pranonin qe perkatësia nacionale shqiptare të shëndërrohej në perkatësisë fetare Islamike.

Autori i këtij shkrimi, me 28 nënorit 1992, si anëtar i Qeverisë se Republikës së Kosovës në exilit, pas prishjës së Darkës per festën e Flamurit, ku ishin prezent lidershipi shqipëtar (shih, ne librin tim-N.Gjeloshi, Kosova 1999-as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar, EBP „Gj.Fishta“, Tiranë 2002, 2004, 63-64), terë natën priti delegacione të intelektualve shqiptar në „Pallatin e Brigadave“ per t’me uruar e mbështetë per qendrim kunder anëtarësimit të Shqipërisë në Organizaten e Konferencës se Shteteve Islamike. Ata intelektual ishin te të gjitha religjioneve, ishin shqipëtar nacionalist! Do të bëhën reagime të shumta, në TVSH etj., nga intelektual e subjekte politike opozitare por Shqipëria, me 4 dhjetor 1992 në Xhedë të Saudi Arabisë, do të anëtarësohet në ate Organizatë si Shtet Islamik.

Miqtë qe kishin dhanë fjalën të na mbeshtetin në qellimin tonë per liri e pavarësi, ato veprime të lidershipit shqiptar do i dijnë në detaje (edhe kush levizte neper koridore ku mbahej ajo Konferencë!), dhe do nxjerrin konkludimin qe do ia thonë, per dijeni, autorit të këtij shkrimi: „Shqiptarët janë tradhëtue nga reprezentantet e vet, historikisht…“!

Anëtarësimi i Shqipërisë në Organizatën e Konferencës se Shteteve Islamike, shqiptarët i identifikoi si popull islamik, jo si Komb e Shtet shqiptar qe do duhej të synonte edhe unifikimin e shqiptarve ne një shtet në Ballkan. Ashtu, siq e arriti Gjermania Federale unifikimin gjerman (1989), e cila qe nga mbarimi i Luftës dytë Botërore ishte e ndarë në katër (4) pjesë: tre (3) plus një (1).

Me anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën e Konferencës se Shteteve Islamike, jo vetem se filloj të zbehëj mbeshtetja per ta berë Kosovën shtet sovran e të pavarur, siq e kishim definue e votue 99.87% e shqiptarëve me Referendumin e 26-30 shtatorit 1991, dhe inkorporue në nenin 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (sovraniteti dhe pavarësia ishin berë kategori Kushtetuese), por edhe idea e unifikimit si popull ne një shtet në Ballkan, të cilen Ide e kisha theksue, kisha kerkue mbeshtetje nder miq dhe më ishte dhanë Fjala! Per ate Ide e mbështetje dinte nga Unë vetem edhe një njëri: Ibrahim Rugova! Kishim shancën historike qe pas 100 vjetëve ta arrinim qellimin e Unifikimit Kombëtar!

Më anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën e shteteve Islamike, jo vetem qe Ne, shqiptart e Kosovës, humbëm shumë (per qfar kisha terhjekë verejtjen), por rrokopuja e perfshiu edhe vet Shqipërinë. Piramidat e fajdeve, thyerja e embargos me naftë e armatim në drejtim të RFJ (Serbi e Mali Zi) dhe Bosnje „u morën si preteks“, ashtuqe në pranverën e vitit 1997 „shpertheu“ revolta e armatosur, e cila e vuri Shqipërinë në ballë të katastrofës. Ne atë gjëndje katastrofe „në politikën shqiptare nuk dihej kush luante rrolin e engjëllit e kush të djallit“, siq do e thonte kryesuesi i delegacionit Evropian per ndermjetësim, austriaku Franz Vranizky (Austria, ORF 1 me 14. mars 1997). Dhe per ta shpetue Shqipërinë nga zhbërja institucionale, u dasht qe forcat e Bashkimit Evropian, me 15. prill 1997, të zbarkojnë më trupa ushtarake në Durrës. Bashkimi Evropian, më vonë, per Liberalizimin e vizave, do t`i vendosë kusht Shqipërisë (me amendament) daljen nga Organizata e Konferencës se shteteve Islamike. Dhe, pasi plotësohet kushti esencial, me 15 dhjetor 2010 do të hyn në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian per heqjen e vizave per qytetarët e Shqipërisë në 27 shtete të zonës Shengen të Bashkimit Evropian.

Qka duhet bërë?

Në proceset politike e diplomatike, qfarëdo gabimi i vogël i lidershipit në pushtet, qoftë edhe nocion, bëhët vetë histori! Dhe kushton shumë, tejet shumë: i kushton shtetit, popullit; u kushton gjeneratave.
Perdorimi nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i nocionit: „… shumicë muslimane“ si në rastin e nenshkrimit të Marrëveshje-zotimit nga ana e Kryeministrit, ashtu edhe me dakordimin per vendosjen e marëdhënjeve diplomatike me Izraelin, qfaqë dyshimet, se: Shqipëtarët e Kosovës po trajtohen si „shumicë muslimane“ (ka vite qe ndonjë kongresist e europarlamentar, në biseda miqësore, e theksojnë ketë!), dhe se Kosova nga gjeopolitika Europiane po „zhvendosej si gjeopolitikë“ në Lindjën e Mesme!?
A ishte i njohtuar se Kosova është shumicë shqipëtare, apo nuk ishte, dhe pse Presidenti Amerikan Donald Trump e perdori nocionin „Kosova shumicë muslimane“, kjo është qeshtje studimi. Por, Kryeministri i Kosovës kishte detyrim kushtetues të reagonte ndaj atij nocioni.
Per shqiptarët nacionalist me të drejtë lindin dyshime, të bazuara nga e kaluara historike: A mos do vie koha kurë „shumica muslimane“ do të detyrohet të zhvendoset në Lindjën e Mesme ashtu siq u detyrue të zhvendosej, sipas marrëveshjëve te fshehta jugosllave-turke, para e pas luftës së dytë Botërore, në Turqi?

Per ta hjekë nocionin „shumicë muslimane“ të shqiptarëve nga fjalori politik e diplomatik: Kuvendi i Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës, është e nevojshme, ta nxjerr një Deklaratë, sipas së cilës theksohet perkatësia nacionale e shqiptarëve të Kosovës dhe hudhet nocioni diplomatik i perdorur „shumicë muslimane“!
Më atë dokument të njohtohën edhe shtetet qe e kanë pranue Kosovën.
Ai dokument duhet t`u shërbej reprezentantëve shqiptar: injorant e të padenjë per t`u marrë me punë shtetërore, të cilët, as në kohën e Platonit e Demostenit (2500 vjet më parë), nuk do të lejoheshin të merren me punë shtetërore! Ai dokument do të duhej të ishte obligues edhe per komunikim zyrtarë me të huaj.

Kryeministri i Kosovës, i cili nuk e mbron perbërjen nacionale shqiptare të Republikës, sipas nenit 3 pika 1 të Kushtetutës“, del të jetë i pa identitet dhe shkelës i Kushtetutës.
Kryeministri i cili nuk u identifikue shqiptar dhe është shkelës i Kushtetutës, nese nuk largohet nga posti jo qe do t’i hiqen pika marrëveshjeje-zotime, siq ishte rasti në Washington më pikën 10 per pranimin reciprok të Kosovës e Serbisë (per qfar kishte shkue ne atë takim, me Kushtetutë ne gjep!), por edhe në BE do të zotohet jo vetëm per zbatimin e Asociacionit të komunave serbe, por per qfarëdo zotimi qe i kërkohet do ta ven siglen, e cila sipas Konventes se Vjenës mbi te drejten e kontratave nderkombëtare (publike) do të jetë obliguese per Shtetin!
Andaj, Deputetet e Kuvendit të Republikës, konform Kushtetutës, duhët urgjentisht ta kerkojnë mocionin e votëbesimit të Kryeministrit, ashtu qe Kryeministri bashk me Qeverinë të shkarkohen dhe Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme Parlamentare.

Shqipëtarët duhet të jenë të pergjëgjëshem se Kosova vazhdon të jetë një Test! A do të jetë ai Test storje suksesi apo deshtimi, shqiptarët nuk duhet të lejojn qe të varet tërësisht nga reprezentantet e vet.
Shqiptarët nuk duhet ta humbin rrugën!

CH,12.09.2020