Sipas raporteve, kryeministri holandez në largim Mark Rutte do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-së.
Gazeta holandeze e lajmeve NOS citoi burime që kanë thënë se zoti Rutte do të zëvendësojë Jens Stoltenberg kur ky i fundit të japë dorëheqjen në tetor, shkruan Sky News.
Stoltenberg mbështeti 57-vjeçarin, duke thënë se ai ishte një “kandidat shumë i fortë” për këtë detyrë.
SHBA, Britania e Madhe, Franca, Sllovakia, Hungaria dhe Gjermania kanë mbështetur publikisht zotin Rutte si pasardhësin e Stoltenberg.
Rumania nuk i ka dhënë ende dritën jeshile.
NATO i merr vendimet me konsensus, kështu që çdo kandidat ka nevojë për mbështetjen e të 32 aleatëve.