Kryeministri Haradinaj nderon komandantin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij

E publikuar: 01/11/2017 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, ka vendosur lule tek shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e komandantit, raporton infosot.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar rolin e veçantë dhe kontributin për liri të Zahir Pajazitit, Hero i Kosovës.

“Është ditëlindja e komandantit Zahir Pajaziti, dhe ky gjest i sotëm, ky nderim, është përcjellje e porosisë, për çka janë flijuar shumë breza. Zahir Pajaziti zë vendin meritor në altarin e lirisë, për rolin e tij të veçantë në luftën çlirimtare. Lavdi i qoftë! “, është shprehur kryeministri.