Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e emëroi dhe i’a besoi, Magbule Shkodra detyrën Zv. Ministre të Zhvillimit Rajonal.
Zv. Ministrja në fjalë, njëherit dhe Kryetare e Aleancës së Gruas në Nivel Qendror dhe bashkëpunëtore profesionale e kryeministrit Haradinaj, posedon një bagazh të gjerë të shkollimit të saj aktiviteteve të shumta dhe përvojave të saj profesionale ndër vite.
Me pak fjalë Zv. Ministrja Magbule Shkodra studioi dhe punoi për disa vite në shtetin e Londrës duke fituar kështu titullin ” Magjistër e Shkencave e dalluar ” ( MSc with distinction ).
Po ashtu është specializuar në shtetet evropiane si: Londër, Bruksel, Riga, Vilnius, Ljubljana dhe në Washington D.C në fushën e teknologjisë informative, çështjet rregullatore dhe ekonomike.
Me tu kthyer nga Londra në Kosovë ajo i’u bashkua partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me zotimin se do të punojë gjithmonë në të mirë të shtetit të Republikës së Kosovës, të cilin zotim e mban edhe sot.


















