Kryeministri Haradinaj e merr vizën britanike

E publikuar: 01/02/2018 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është pajisur sot me vizë të Britanisë së Madhe.

Avni Arifi, shef i kabinetit të Haradinajt ka konfirmuar për lajmi.net se kryeministri kosovar është pajisur me vizë britanike.

Ndonëse mediat kishin raportuar se Haradinajt i është refuzuar viza, një gjë e tillë doli të jetë spekulim mediatik.

Ndërkohë Haradinaj është në procedurë edhe për marrjen e vizës nga Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë ende nuk ka marr përgjigje.