Kryeministri britanik i zhgënjyer me tarifat e Trumpit për çelikun dhe aluminin

E publikuar: 12/03/2025 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se është i zhgënjyer me tarifat prej 25 për qind qe presidenti amerikan, Donald Trump, ia ka vënë Britanisë për çelikun dhe aluminin.

Stamer paralajmëroi Trumpin se Britania e Madhe do të ketë qasje pragmatike në këtë situatë, teksa kërkoi marrëveshje ekonomike me ShBa-në dhe sipas tij, të gjitha opsionet janë në tryezë.

“Natyrisht, si gjithë të tjerët, jam i zhgënjyer kur shoh tarifat globale në lidhje me çelikun dhe aluminin. Por ne do të marrim një qasje pragmatike. Ne jemi, siç e di ai, duke negociuar një marrëveshje ekonomike që mbulon dhe do të përfshijë tarifat nëse kemi sukses. Por ne do t’i mbajmë të gjitha opsionet në tryezë”, tha Starmer, shkruan Skynews.

Ai u pyet edhe nëse do ta vizitojë Kanadanë, duke qenë se ajo ka mbajtur peshën kryesore të luftës tregtare të Trumpit. Starmer tha se “Kanadaja është një aleat i rëndësishëm”, por që nuk ka paraparë ndonjë vizitë.