Kryeministri Albin Kurti pret në takim pune kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

E publikuar: 13/05/2024 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Pjesë e takimit që po mbahet në një restorant në periferi të Prishtinës janë edhe shefat e Grupeve Parlamentare të Vetëvendosjes dhe PDK-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Abelard Tahiri.

Shefi i Qeverisë të premtën i ftoi të tre krerët e partive opozitare, si dhe shefat e Grupeve Parlamentare, në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legislative për sesionin pranveror”, siç thuhet në ftesë.

Por takimit i është përgjigjur vetëm PDK-ja.

Pas takimit pritet të ketë deklarime për media.