Kryediplomatja takohet me ambasadorin e Britanisë, falsin për zhvillimet politike në vend

E publikuar: 01/07/2020 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se sot ishte takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Ambasadorin Abbott e falënderova për përkrahjen e parezervë të Britanisë në të gjitha proceset kyçe të Kosovës”.

“Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe për hapat e mëtutjeshëm të koordinimit tonë bilateral”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.