Kryediplomatja gjermane para mbledhjes së Komitetit të Ministrave: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën

E publikuar: 17/05/2024 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreydiplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrje Kosovës që të plotësojë kushtet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që Gjermania të inkurajojë shumicën për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg, ajo para gazetarëve ka deklaruar se Kosova duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Në faqen e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë është publikuar deklarara e Baerbock ku ajo kërkon që çdo kush që ka përgjegjësi në Kosovë duhet duhet të bëjë gjithçka që shumica e nevojshme në favor të Kosovës arrihet së shpejti.

“Të gjithë të përfshirët dhe të gjithë përgjegjës në Kosovë tani duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që shumica e kërkuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të arrihet së shpejti”, thuhet në faqen zyrtare