Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në Belgjikë. Ajo atje ka takuar ministren e jashtme belge, Hadja Lahbib, me të cilën kanë biseduar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Lahbib ka thënë se Belgjika e mirëpret përparimin drejt normalizimit të raporteve dhe bën thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.
“Biseda shumë të mira me homologen time nga Kosova për bashkëpunimin tonë dhe perspektivën evropiane të këtij vendi. Në këtë kontekst, Belgjika mirëpret përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bën thirrje për dialog të mëtejshëm”, ka shkruar diplomatja belge.
Très bons échanges avec mon homologue du Kosovo sur notre collaboration et la perspective européenne de ce pays. Dans ce contexte, la Belgique se réjouit des progrès en vue de la normalisation des relations entre le Kosovo et la Serbie et appelle à la poursuite du dialogue. pic.twitter.com/nA73QF30No
— Hadja Lahbib (@hadjalahbib) March 29, 2023